Nese nuk futeni dot ne kanal pasi keni nje +b (qe do te thote qe ju ndalohet hyrja), duhet qe te vizitoni dhomen #ndihme . Ne dhomen #Ndihme qendrojne te gjithe operatoret e dhomes qe jane ne kanal ne cdo ore te dite apo nates, dhe keta do te jene ne gjendje qe tu pergjigjen pyetjeve tuaja dhe tu ofrojne edhe ndihme.
Ne rastin ne fjale, kur keni +b do te thote qe adresa e kompjuterit tuaj eshte ndaluar per arsye se nga kjo adrese (apo adresa te ngjashme) jane hapur probleme serioze ne kanal. Qellon shpesh qe per faj te dikujt tjeter qe shkon ne te njejten shkolle/banon afer me ju/perdor te njejtin kompjuter me ju, ju te jeni bere BAN.
Futuni tek #ndihme dhe shtroni problemin tuaj ne dritaren kryesore, dhe pasi operatoret dhe SOP te njihen me problemin ata do tu vine ne ndihme duke u treguar se cfare duhet te beni qe te futeni ose kur mund te futeni.
Ne kete artikull do te keni mundesi te kuptoni me mire IP-te dhe hostnames qe maskojne keto IP. Gjithashtu do tu jap disa shembuj per te kuptuar ne menyre praktike venien e baneve ne kanal.
Cfare eshte IP dhe perse te gjithe kemi nga nje IP?
IP do te thote Internet Protocol dhe eshte menyra protokollare e komunikimit te kompjuterave ne Internet. Se bashku me TCP, IP ben te mundur qe ne te gjithe te lidhemi dhe shkembejme informacion me njeri-tjetrin ne internet. Gjithe interneti eshte ngritur pikerisht mbi nje network qe ne themel ka TCP/IP si protokolle komunikmi.
Nese internetin do ta imagjinomin per nje cast si nje rrjet gjigand qe lidh rrjet kompjuterike se bashku, atehere lind pyetja se si valle kompjuterat e njohin njeri-tjetrin ne nje rrjet kaq gjigand. Ne jeten e perditshme njerezit njihen psh nga shenjat e gishtrinjve qe i kane ndryshe, nga emri ose nga pamja e jashtme fizike. Ne boten e internetit, kompjuterat e lidhur ne internet e njohin njeri-tjetrin pikerisht nga nje numer serie qe eshte unik per cdo kompjuter/rrjet kompjuterash te lidhur ne Internet.
Code:
64.58.79.230
Kater numrat e mesiperm te renditur njeri pas tjetrit dhe te ndare nga nje pike perbejne nje numer IP-je. Numrat e rendit variojne nga 0-255 por nuk mund te shkojne me lart se aq. Pra 64.58.79.280 nuk perben nje numer IP-je te rregullt pasi numri eshte me i madh se 255.
Cfare eshte nje domain dhe perse sherben?
Nje domain eshte nje perfaqesim alfanumerik i nje IP-je qe e mundeson nje sherbim si DNS (Domain Name Server). Pa dashur te futem ne te thella, DNS mundeson qe ne vend qe ne njerezit te memorizojme emrat e kompjuterave si numra ne seri, u veme nga nje emer me germa dhe numra qe e kemi me te lehte per ta mbajtur mend. Psh, IP-ja qe ju dhashe si shembull me lart eshte IP-ja qe i perket faqes yahoo.com. Njerezit e kane shume here me te lehte te memorizojne yahoo.com se sa 64.58.79.230. Kompjuterat me njeri-tjetrin nuk e njohin njeri-tjetrin sipas domains por sipas IP-ve dhe perkthimin IP-domain dhe domain-IP e mundeson pikerisht sherbimi DNS. Sic mund ta keni vene re, yahoo.com ne kete rast eshte nje domain qe fshihet pas 1 ose disa IP-sh. Ne chat aol.com ose adanet.com.al jane domain. (Fjala domain ne shqip perkthehet bashkesi)
Cfare eshte nje hostname dhe perse sherben?
Hostname eshte identiteti i kompjuterit brenda rrjetit ne te cilin ben pjese i cili i siguron lidhjen ne Internet. Ne menyre qe nje kompjuter te lidhet ne Internet, ai duhet te lidhet me nje rrjet lokal afer tij qe eshte i lidhur ne Internet. Ne kete menyre, kompjuteri juaj duhet qe te kete nje identitet te vetin brenda rrjetit lokal, perpara se te kete identitetin jashte ne Internet. Prandaj ISP-te u japin ju nje hostname(emer) ose numer unik IP-je brenda rrjetit lokal. Nese nuk e dini se cfare shte ISP = Internet Service Provider, eshte kompania qe ka ngritur nje rrjet lokal dhe e ka lidhur ne rrjetin nderkombetar = Internet. ISP-te ofrojne sherbimin e lidhjes ne Internet per perdoruesit shtepiake te kompjuterit sic jemi ne.
Cfare quajne hostmask ne irc dhe perse sherben?
Hostamsk perbehet prej: ident + @ +hostname + domain
Shembull:
webmaster@=hMfpd13119533jvz.walngs01.pa.comcast.ne t
Po e ndaj hostmask e mesiperm ne komponentet e vet:
ident = webmaster
@ = @
hostname = hMfpd13119533jvz
domain = walngs01.pa.comcast.net
Sic mund ta shikoni, hostname eshte i maskuar dhe germat e numrat e koduara vecse sa fshehin hostname e kompjuterit ne domainin ne te cilin ben pjese. Kjo aplikohet ne te gjitha hostmask e personave qe lidhen ne irc dhe eshte nje forme sigurie per ti ardhur ne mbrojtje perdoruesve te thjeshte.
Deri ne kete pike besoj, e keni cdo gje te qarte, ne nje artikull te dyte me poshte do te postoj edhe menyrat se si keto njohuri mund ti vini ne veprim per te mbrojtur kanalin nga abuzimet.