Kohet e fundit ku jan hapur disa diskutime serjoze dhe aktuale sic e keni vene re kam filluar te postoj cik me shpesh.

Problemi qendron se gjendem te diskutoje me persona qe s'dine te diskutojne, vazhdojne te bejne chit-chat edhe ne keto tema, duke thene " nje gje " dhe pas 5 minutash " komplet te kunderten ". Qe flasin fjale ne ajer, qe nuk kan asnje njohuri reth temes, qe me fusin ne goje fjale qe s'kam thene.

Per te gjithe ju po ju citoj nje fjalim qe i madhi Theofan Stilian Noli ka bere ne Parlamentin Shqiptar:

E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen,
qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet
janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E pesta. Anarkia e idealeve : Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara
të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet
më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet
e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me
kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që
mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon
se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë
e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë,
atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi
përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i
vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e
kokën po dhe këmbët e trupin.

JO te gjitha temat jane lojra! Ekzistojne tema ku per te dhene mendimin duhen njohuri!.

Per te ndertuar nje kompjuter nuk duhet opinioni bariut!, gjithashtu per te mjele delet nuk duhet opinioni inxhinierit.

Do ta fusni ne koke kete gje? Mendimet shprehen mbi tematika qe njihen. Mendimi duhet te bazohet tek njohuria dhe arsyetimi. Te gjitha gjerat e tjera jane " llafe kafenesh ".

E di qe eshte e veshtire ta ulesh hunden dhe ta pranosh nje gje te tille, por nuk mund te vazhdohej keshtu me banalizmin e cdo teme.

Nje vrejtje tjeter: Titulli i temes duhet te filloj me gemra te medha!, ashtu sic edhe fjalia.
Mundohuni te mos e bastardizoni fare drejteshkrimin.

Te pakten titullin shkruheni mire...