Pse flamingot janë rozë?
Hanë kokëposhtë dhe ushqejnë të vegjlit e tyre me "qumësht" të kuq që prodhojnë vetë. Pse flenë mbi një këmbë.

Flamingot u quajtën kështu për shkak të ngjyrës së tyre të theksuar. Kjo fjalë, ashtu si flamingo, vjen nga latinishtja "flakë", "flamma". Flamingot kanë qenë burim frymëzimi për flamurin bardhë e kuq të Perusë.
Flamingot janë rozë sepse hanë shumë alga blu-jeshile. Gjithashtu hanë karkaleca, por ia kanë borxh ngjyrën e tyre algave. Pavarësisht nga emri i tyre, algat blu-jeshile mund të jenë të kuqe, vjollcë, kafe, të verdha, apo edhe portokalli.
Ka katër lloje flamingosh që u shfaqën të paktën 10 milionë vite më parë. Dikur gjendeshin në Europë, Amerikë dhe Australi. Sot jetojnë në disa zona të izoluara të Afrikës, Indisë, Amerikës së Jugut dhe Europës Jugore.

Të gjitha speciet janë monogam. Femrat shtrojnë vetëm një vezë në vit, të cilën e vendosin në majë të një pirgu me dhe. Prindërit i ngrohin me rradhë, ndërsa të dy prodhojnë në grykën e tyre një "qumësht" shumë të ushqyeshëm, të kuq, që ushqen zogun për dy muajt e parë të jetës.
Flamingot dhe pëllumbat janë zogjtë e vetëm që prodhojnë qumësht. Kur janë në robëri, flamingot që nuk janë prindër prodhojnë spontanisht qumësht nëse dëgjojnë thirrjet e zogjve.

Flamingot, pasi largohen nga foleja, jetojnë së bashku për një kohë të gjatë, duke krijuar koloni të mëdha. Edhe pse mund të ketë më shumë se 30,000 zogj të mbledhur, flamingot e rinj lejojnë të ushqehen vetëm nga prindërit e tyre, të cilët i dallojnë nga zërat e tyre.

Hanë kokëposhtë. Janë të vetmit zogj që filtrojnë ushqimin e tyre si balenat dhe gocat e detit. Sqepi i tyre përmban rreshta disqesh, të cilët shoshitin grimcat që janë të tretura në ujë.
Filtri që ka Flamingo i vogël është aq i hollë sa mund të mbajë bimë njëqelizore me një diametër më të vogël se 0.05 mm. Gjuha e flamingos vepron si pompë, duke e shtyrë ujin në sqep katër herë në sekondë.
Flenë mbi njërën këmbë dhe, si delfinët, pushojnë gjysmën e trupit çdo herë, ndërsa tjetra qëndron zgjuar për çdo armiq të rastësishëm.
Flamingot mund të jetojnë deri në pesëdhjetë vite. Zgjedhin si vend për të qëndruar liqene jo mikpritës me nivele të rritura të kripës dhe karbonatit të natriumit, ku asgjë nuk rritet dhe uji është i papërshtatshëm për pjesën tjetër të kafshëve. Armiqtë e tyre më të më