1) Kërmijtë kanë katër hundë: 2 për të marrë frymë dhe 2 për të nuhatur.

2) Bletët kanë qime në sy për të kapur polen sa më shumë të jetë e mundur.

3) Këmba e djathtë e një pule është më e ndjeshme sesa e majta, që është më e fortë dhe muskulore.

4) Pleshtat kanë shkaktuar vdekje më shumë sesa të gjitha luftërat në histori.

5) Peshqit e artë humbin ngjyrën e tyre, pa diellin.

6) Albatrosi mund të fluturojë mijëra e mijëra milje pa ndaluar.

7) Delfinët flenë duke mbajtur një pjesë të trurit zgjuar dhe një sy hapur.

8) Nëse përpiqeni të ngini lart bishtin e një kanguri, ai nuk mund të ngrihet.

9) Krokodili nuk mund të nxjerrë jashtë gjuhën e tij nga goja.

10) Elefantët janë gjitarët e vetëm që nuk mund të kërcejnë.

11) Deveja ka 3 vetulla për tu mbrojtur nga stuhitë e rërës.

12) Strucët mund të hanë vetëm kur janë me kokë poshtë.

13) Dëgjimi i një delfini është aq akut sa për ti mundësuar atij të dëgjojë një zë në një distancë prej më shumë se 20 kilometra.

14) Kërmijtë mund të flenë deri në tre vjet nëse kushtet klimaterike janë të papërshtatshme.

15) Bletët kanë pesë sy, tre sipër kokës dhe dy më të mëdhenj përpara.

16) Arinjtë polarë janë gjitarët e vetëm që kanë qime nën putrat e tyre, kjo i ndihmon ata që të kenë ne kontroll akullin.

17) Shumica e elefantëve peshojnë më pak se gjuha e një balene blu.

18) Dy kafshët e vetëm që janë në gjendje për të parë pas supeve të tyre janë lepujt dhe papagajtë.

19) Peshkaqeni i bardhë mund të mbetet për muaj të tërë pa ngrënë.

20) Mushkonjat tërhiqen nga ngjyra blu dy herë më shumë se ndonjë ngjyrë tjetër.

21) Nuk ekzistojnë dy zebra në shirita të njëjtë.

22) Ariu i murrmë mund të vrapojë aq shpejt sa një kalë.

/Shekulli Online/H.E./