Pozita gjeografike e Shqiperise.
Shqiperia ndodhet në Evropën juglindore në perëndim te gadishullit Ballkanik, në largësi pothuajse të barabartë nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.. Ajo shtrihet ne nje siperfaqe prej 340 km nga jugu ne veri dhe 148 km nga lindja ne perendim.
Siperfaqja e saj eshte 28 748 km² dhe popullsia e saj eshte rreth 3 milion banore.
Republika e Shqiperise kufizohet ne veri me Malin e Zi, ne veri-lindje me Kosoven, ne lindje me Maqedonine dhe ne jug me Greqine. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe në jugperëndim në Detin Jon. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.
Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos.

Nga pikpamja gjeo-fizike Shqiperia ndahet ne kater zona : zona malore veriore ose alpet shqiptare, zona malore qendrore, zona malore jugore(70% e siperfaqes se Shqiperise eshte malore) dhe ultesira perendimore( 30%). Lartesia mesatare e relievit shqiptar eshte 708 m mbi nivelin e detit ose dyfishin e mesatares se Europes. Relievi i trevave shqiptare, qe eshte kryesisht kodrinoro-malor, teper i larmishem, me kontraste te medha dhe shume i copetuar, ndikon ne shume dukuri te klimes, te hidrografise, te tokave dhe te bimesise.
Klima1592914378363.png
Shqiperia eshte mjaft e pasur ne biodiversitet si rredhoje e takimit te dy klimave asaj mesdhetare qe vjen nga perendimi dhe asaj kontinentale qe vjen nga lindja. Ajo ben pjese ne brezin subtropikal dhe perfshihet ne zonen klimaterike mesdhetare, me dimer relativisht te shkurter e te bute dhe me vere te nxehte e shume te thate.
Klima e Shqiperise ka ndryshime te medha nga nje krahine ne tjetren dhe kontraste te medha ne temperature, reshje, ndricimin diellor, lageshtiren e ajrit, etj.
Temperaturat minimale mund te arrijne deri ne -15° ne zonat malore dhe ato maksimale ne 40° ne zonen bregdetare. Shqiperia ka rreth 270-300 dite me diell ne vit.
Ne Shqiperi bien mesatarisht 1430 mm reshje ne vit dhe vijne duke u pakesuar nga perendimi ne lindje.